Regjisori Kastriot Çipi e konsideroi modelin kinez si një klonim mes nazifashizmit dhe komunizmit.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” Çipi theksoi se ky model është bërë atraktiv për elitën globale.
Kina e sotme është e vështirë të klasifikohet me nazifashizmit dhe komunizmit, sepse Kina huazon nga të dyja dhe aplikon një shartesë mes dy sistemeve. Duhet të shpiket një term i ri për atë që është Kina, sepse sipas meje është një klonim mes nazifashizmit dhe komunizmit. Në Kinë s’lejohet pronësia private për tokën. Në 49-ën që atje ka fituar i famshmi revolucion komunist janë zhdukur kadastrat, është zhdukur historia e pronës private. Edhe bizneset më të mëdha janë të detyruar ta marrim tokën me qira nga shteti. Në këtë drejtim Kina është ultra komuniste. Nga ana tjetër Kina është vend laik dhe me element të ateizmit të fortë, pasi persekuton disa komunitete fetare, që është prapë element i komunizmit. Është një vend që e lufton fenë. Kina ngjan me fashizmin, sepse jo vetëm e lejon biznesin privat, por ka një partneritet të ngushtë mes biznesit privat me shtetin. Kina ka 341 miliarderë. Vetëm SHBA-të kanë më shumë miliarderë. Kina ka future sistemin e kreditit social, që është një shartim me normat e sjelljes në komunizëm, me atë që në perëndim quhet ESG, qëndrimi ndaj mjedisit, barazisë gjinore, barazisë racore. Modeli që Kina ka krijuar këto vite me sa duket është atraktiv për elitën globale”.



