Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në shtëpinë e Arjan Salës, 33-vjeçarit që humbi jetën në luftë me flakët pak ditë më parë në një qendër tregtare.
Në një prononcim për MCN, teksa e cilësoi heroik, aktin e Arjan Salës për shpëtimin e kolegëve të tij, Berisha fajësoi strukturat shtetërore për vonesë në ndërhyrjen nga ana e forcave zjarrfikëse.
Shërbimi i emergjencës është fiktiv, pothuajse inekzistent. Kjo këtu nuk mund të ishte përjashtim. Është fatkeqësi e veçantë. Akti i Arjanit është epik. Zgjodhi të flijojë veten për të shpëtuar ata që ky i kishte në mbrojtje. Nuk ka akt më të madh njerëzor.
33-vjeçari Arjan Salaj u shpall “Dëshmor i atdheut” për aktin e shpëtimit të mbi 20 kolegëve, të cilëve iu rrezikua jeta pas zjarrit që ra në magazinën e një qendre tregtare në kryeqytet, pasditen e 24 marsit.



