“Beleri”, Ministria e Jashtme i përgjigjet Greqisë: Të pritet puna e drejtësisë

“Beleri”, Ministria e Jashtme i përgjigjet Greqisë: Të pritet puna e drejtësisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagon lidhur me qëendrimin e palës greke për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. “Kemi ndjekur me keqardhje deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë Greke lidhur me rastin Beleri. Siç e kemi deklaruar në vijimësi, publikisht por edhe gjatë komunikimeve që kemi pasur me kolegët tanë grekë, deklarata të tilla janë të pavend dhe injorojnë realitetin demokratik dhe të sundimit të ligjit ne Shqipëri. Qeveria e Shqipërisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd, sepse Shqipëria është një vend demokratik ku sundon parimi i ndarjes së pushteteve.”, thuhet në deklaratë. Më tej theksohet se shtetasi shqiptar me kombësi greke Fredi Beleri është subjekt i Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, struktura të krijuara nga Reforma në Drejtësi, e cila është fryt i bashkëpunimit strategjik me SHBA dhe BE. “Qeveria Shqiptare nuk komenton veprimet dhe vendimet e këtyre strukturave. Ky parim vlen në rastin e z. Beleri ashtu si edhe në rastin e çdo qytetari tjetër shqiptar, në Shqipëri aq sa edhe në Greqi apo cilindo vend demokrarik në Europë e botë, prandaj e ftojmë Qeverinë e Greqisë të bëjë të njëjtën gjë dhe të presë, ashtu si ne, që drejtësia të bëjë punën e saj.” Duke folur për mediat gjatë së enjtes, zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis, deklaroi se me iniciativën e Eurodeputetëve të Demokracisë së Re, është paraqitur një amendament nga Partia Popullore Europiane, në kuadër të raportit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, i cili i referohet shqetësimit të shkaktuar nga mbajtja në burg të Fredi Belerit, si dhe në përgjithësi qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj minoritetit grek. Sipas tij, qëndrimi i qeverisë shqiptare, ndaj një kryebashkiaku të zgjedhur dhe ndaj minoritetit grek në tërësi, nuk është vetëm armiqësor ndaj minoritetit grek, por është edhe ndaj parimeve të Bashkimit Europian dhe për këto parime duhen dëshmi që respektohen nga qeveria shqiptare, jo vetëm përballë Greqisë, por edhe ndaj të gjithë vendeve anëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy