
Në raportin e 24 orëve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 52 raste të reja infektimi, nga 1256 testime të kryera.
Rastet e reja janë të shpërndara, 29 në Tiranë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Tepelenë, Libohovë, Konispol, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Sarandë, Pogradec, Poliçan.
Ndërkohë janë 389 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,852 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika 22 Prill 2022
Raste të reja ditore 52
Të shëruar në 24 orë 33
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1256
Testime totale 1,798,288
Raste pozitive 274,737
Raste të shëruara 270,852
Raste Aktive 389
Humbje jete 3,496



