Ukrainë, mbi 150 fëmijë janë marrë me forcë nga rusët në Mariupol

Ukrainë, mbi 150 fëmijë janë marrë me forcë nga rusët në Mariupol

Një grup i të drejtave të njeriut në Krime denoncon se forcat ruse kanë marrë me forcë rreth 150 fëmijë nga Mariupol, 100 prej tyre të shtruar në spital, shumica e të cilëve u morën me dhunë nga prindërit e tyre.

Ushtria e Moskës i transferoi fëmijët në zonat nën kontrollin e rusëve, Donetsk dhe Taganrog”, tha Olga Skrypnyk, drejtuesja e grupit për të drejtat e njeriut në Krime, raporton Ukrinform.

Rusët dyshohet se morën edhe 16 fëmijë nga një qendër shëndetësore në Mariupol. Sipas Andriushchenko, fëmijët e rrëmbyer nuk janë jetimë.

Jetimët, së bashku me stafin e jetimores u evakuuan nga Mariupol më 24 dhe 25 shkurt”, tha zyrtarja e grupit të të drejtave të njeriut të Krimesë.

Nga ana e tij Presidenti ukrainas, Vlodomyr Zelensky, në një intervistë për CNN tha se “Rreth 5000 fëmijë u deportuan nga Mariupol në anën ruse dhe nuk u lejuan të shkonin në Ukrainë. Askush nuk e di se ku ndodhen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy