Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila vendosi më 13 gusht 2025 rrëzimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Në dokumentin e dorëzuar në gjykatë shkruhet se nuk ekziston asnjë arsye ligjore për mbajtjen e Ilir Metës në paraburgim.
Po ashtu në dokument shkruhet se mbajtja e Metës nuk është e ligjshme për këto arsye:
Kalimi i kohës (11 muaj) e bën të domosdoshëm justifikimin me rrethana të forta dhe të reja
Përfundimi i hetimeve heq shumicën e rrezikut për prishje provash ose ndikim në hetim
Gjykata nuk ka dhënë arsyetim të individualizuar dhe ka dështuar të analizojë masa më të buta.
Gjatë seancën më 13 gusht prokurori i çështjes Arben Kraja ka thënë se nëse Ilir Meta lirohet ekziston rreziku që të intimidojë dëshmitarët.



