
Gazetarja Ola Xama në studion e lajmeve ka komentuar lidhur me emisionin më të ri që startoi një ditë më parë në ekranin e MCN TV, Kronos e cila u përqendrua tek zaptimi i pronave në bregdetin e jugut.
Ajo tha se e drejta e pronës ishte e deformuar dhe se pronarë të bregdetit të jugut ishin ata biznesmenë që ne i quajmë oligarkë.
Sipas dëshmive të banorëve regjistrimi i pronës ishte më e thjeshtë për tu bërë vetëm duke realizuar një marrëveshje me këta biznesmenë.
Emisioni u përqendrua te çështja e pronave sepse kemi 3 dekada që flasim për pronat. Pastaj problemet në një instancë më të lartë është një problem që kërkon dhe disa vite kohë për një zgjidhje, por nuk justifikohet që sot në 30 vite demokraci sa herë që ka një kontestim ne ende na përmenden problemet e pronave. Kemi shkuar dhe kemi pyetur njerëzit e thjeshtë se si ata e kanë raportin me shtetin, drejtësinë, a e marrin ata dot atë dhe ajo që pamë ishte një premtim i pa mbajtur i disa qeverive demokratike që kanë kaluar dhe kanë qeverisur në Shqipëri. Sot pronarë të bregdetit të jugut janë ata biznesmenë që quhen oligarkë, por aty ka dhe histori njerëzore, të moshuara për të denoncuar dikë që u ka zaptuar tokën dhe edhe pse ka një plagë kaq të madhe shteti s’ka interes. Pse duhet të jetë i forti motori i gjithë kësaj, nëse ti kërkon të mbyllësh një marrëveshje me një grup kriminal atëherë vetëm në këtë mënyrë ti mund ta mbrosh pronën. Rruga më e thjeshtë që ata thoshin ishte që kontrata e lidhur me një biznesmen, pasi duhet theksuar se pjesa më e madhe nuk ka prona të regjistruara.



