
Regjisori Kastriot Çipi deklaron se Sali Berisha mund të ketë qenë pjesë e një pazari në vitin 2005 që ta toleronte Ramën për të zbutur zemërimin e Sorosit, me qëllim ardhjen në pushtet.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Çipi tha se “Rama s’duhej të futej në burg”, dhe ky ka qenë një nga haraçet që ka paguar Berisha.
15 përpara kam shkruar nëse një ditë do hetohet afera e teatrit, Ramës nuk i dalin vitet e jetës për të larë me burg. Ka bërë shumë zullume, deri në falsifikim dokumentesh. Për vite me radhë nuk e kuptoja pse ishte kaq i mbrojtur nga opozita e sotme. Besoj që janë të dy në duart e Sorosit, por besoj që edhe Berisha e ka toleruar Ramën. Kuptonte në vitin 2005 që nuk vinte dot në pushtet pa zbutur zemërimin e Sorosit. Kam frikë se ky është një nga pazaret, një nga haraçet që ai ka paguar, që Rama s’duhet të hyjë në burg. Natyrisht ka qenë i kompleksuar edhe nga burgosja e Nanos. Në Shqipëri Sorosi është përbindësh, në Amerikë është një nga lojtarët e establishmant-it”, tha regjisori.



