Është çelur këtë të enjte panairi tre ditorë i punës në Tiranë. Në këtë panair marrin pjesë rreth 130 sipërmarrës ndërsa ka 8 mij vende të lira pune të kategorive të ndryshme.
Të pranishëm në ceremoninë e çeljes së panairit ishin, Kryeministri Rama dhe Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.
Të dy e vunë theksin te mungesa e punonjësve të kualifikuar në tregun shqiptarë.



