Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, thotë se në Shqipëri lidhja e politikës me krimin nuk mund të mohohet. Lu solli si shembull katër emra.
“Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Shqyrtoni rastet e Arben Frrokut, Elvis Rroshit, Arben Ndokës, Gentian Mahmutaj . Ky nuk është problemi i vetëm një partie, ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh,” u shpreh Donald Lu.



