Në Itali vijon të rritet ditë pas dite numri i rasteve të reja dhe i viktimave për shkak të COVID-it.
Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 31.758 persona nga 215.886 teste të kryera gjithsej, 801 më shumë se dje, duke vendosur një rekord.
Ndërkaq këtë të shtunë kanë humbur jetën 297 persona, duke e çuar numrin e atyre që kanë ndërruar jetë që prej fillimit të pandemsië në 38,618. Ndërkohë në 24 orët e fundit 97 persona më shumë se dje janë futur në kujdesin e repartit intensiv.
Për shkak të rritjes së rasteve një takim urgjent i Komitetit Teknik-Shkencor u mblodh në orën 6 pasdite. Në tryezën e ekspertëve masat e mundshme të mëtejshme që duhen marrë për të frenuar kurbën e ngjitjes.



