Nisma për shkarkimin e Presidentit/ Meta: Asgjë nuk ka përfunduar! Mos u merrni me “shashka”

Nisma për shkarkimin e Presidentit/ Meta: Asgjë nuk ka përfunduar! Mos u merrni me “shashka”

“Shashka”, vazhdon ti quaj Presidenti Ilir Meta, nismat për shkarkimin e tij.

Në postimin e tij të fundit, Meta, sugjeron të mos merren me “shashka”, por me hetimin e krimit zgjedhor, që sipas tij, ndodhi në zgjedhjet e fundit në vend.

Presidenti shkruan se asgjë nuk ka përfunduar e se do të vazhdojë të ndjekë procesin deri në fund. Kreu i Shtetit thotë se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende, duke apeluar që të bëhet administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Postimi i Presidentit

Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!
Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.
Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.
Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!

50 deputetë të parlamentit aktual kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy