A mund të ketë bashkim Basha-Berisha?/ Zhupa: Nuk na shqetëson dhe dëmton asnjë aleancë trekëndore në këto zgjedhje (VIDEO)

A mund të ketë bashkim Basha-Berisha?/ Zhupa: Nuk na shqetëson dhe dëmton asnjë aleancë trekëndore në këto zgjedhje (VIDEO)

Në kohën kur zgjedhjet e pjesshme vendore tashmë kanë përcaktuar datën 6 mars, thirrje për bashkim në mes demokratëve vijnë nga disa zona.

Por a mund të ketë rënie të mërive Basha-Berisha për të shkuar në kandidat të përbashkët?

Deputetja e PD, Ina Zhupa, për edicionin e lajmeve në MCN TV, thotë se PD nuk ka asnjë shqetësim që e lidh me ndonjë aleancë tjetër, sepse ajo do të kandidojë me kandidatët potencial dhe nën logon e saj.

“Ne nuk njohim asnjë kandidatë asnjë strukturë paralele tjetër që bën zgjedhje kandidatësh në emër të PD, kjo parti e ka barë procesin e saj me të gjithë anëtarët e saj rreth një viti më parë, dhe PD do të zgjedh ata demokratë kandidatë që do të japin një fitore në këto gjashtë bashki për zgjedhje të pjesshme.

Nuk kemi asnjë shqetësim që lidhet me struktura të tjera, PD do të kandidojë më kandidatin e saj, nen logon e saj, kështu që çdo aleancë tjetër trekëndore apo katërkëndore, apo elementë të së shkuarës politike nuk na dëmtojnë, ne do të kemi përballë kandidatin e pa inkriminuar, me integritet moral e profesional që përfaqësojnë ato gjashtë zona, dhe jemi të sigurte që do të marrim përfaqësimi në ato gjashtë bashki të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy