“Ultimatumi” i serbëve për Asociacionin, reagon qeveria e Kosovës: Asnjë nismë joligjore nuk implementohet

“Ultimatumi” i serbëve për Asociacionin, reagon qeveria e Kosovës: Asnjë nismë joligjore nuk implementohet

Përfaqësuesit e komunave serbe në Kosovë kanë zhvilluar një takim në veri të Mitrovicës, ku kanë dalë me katër kërkesa për Qeverinë e Kosovës.

Gjatë këtij takimi ata i dhanë edhe ultimatum Qeverisë së Kosovës për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe deri më 20 prill, në të kundërtën një veprim të tillë do ta bëjnë ata vetë.

Por për qeverinë e Kosovës, ultimatumi i serbëve është qasje e gabuar dhe se zgjidhja e vetme është baza ligjore dhe dialogu.

Asociacioni është obligim që Kosova e ka marrë në procesin e Brukselit dhe i cili do të implementohet në të ardhmen e afërt. Ultimatumi është qasje e gabuar. Alternativa e vetme është baza ligjore dhe dialogu”, ka thënë për Telegrafin, Donjeta Gashi zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës.

Ajo ka shtuar se asnjë nismë e cila nuk është e bazuar në ligjet dhe procedurat demokratike të Republikës së Kosovës nuk do të implementohet dhe nuk do të respektohet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy