Sekretari i përgjithshëm i Partisë Republikane, Arjan Madhi, në një intervistë për MCN, tha se disa nga problemet në zgjedhjet lokale ishin: pjesëmarrja e ulët dhe së dyti deformimi i votës.
Madhi u shpreh se pjesëmarrja në zgjedhje ishte shumë e ulët kjo për arsye të ndryshme, por në lista një pjesë e votuesve janë emigrantë. Ndërkohë nga 120 mijë të rinjtë që do të votonin për herë të parë, morën pjesë vetëm 10% e tyre, por sipas tij pyetja është se ku janë 90% të tjerët, a janë ata emigrantë?
Problemi i pjesëmarrjes në zgjedhje që rezultoi i ulët dhe së dyti sa është deformuar, sa është krimi i organizuar prezent që ka deformuar vullnetin e zgjedhësve.
Nëse merrmi me analizën e parë pse janë një milionë e 400 mijë zgjedhës dhe kanë dalë diku te 38%. Në bindjen time është se shqiptarët e dinë shumë mirë se nëse ky rezultat doli nga 38% e votuesve, ky 38% merr në konsideratë të tërë turpën, të tërë listën zgjedhore ku përfshihen dhe emigrantët të cilët nuk e ushtruar të drejtën e votës dhe ata janë rreth 1 milionë e 400 mijë. Po ta shikojmë në raport me ata që janë vendas këtu shkon diku te 50% e shqiptarëve të cilët nuk janë këtu. Në vlerësimet e mia, Shqipëria renditet deri më sot një nga vendet e para sa i takon pjesëmarrjes në votim.
U diskutua për 120 mijë të rinj që do të votonin për herë të parë, nga të cilët vetëm 10% e tyre votuan dhe 90% të tjerët kush janë? A janë ata të gjithë emigrantë? Duhet parë sa kanë ndikuar këto në proces.



