Rreziku për Ohrin/ Meroli: Plani i rivitalizimit nuk përmbush kërkesat e UNESCO-s. Me gjasë nuk do të ketë mundësi të diskutohet me ekspertët (VIDEO)

Rreziku për Ohrin/ Meroli: Plani i rivitalizimit nuk përmbush kërkesat e UNESCO-s. Me gjasë nuk do të ketë mundësi të diskutohet me ekspertët (VIDEO)

Për të disatën herë UNESCO i kërkon Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbrojtjen urgjente të Ohrit nga ndërtimet e paligjshme, urbanizimi dhe planifikimi jo i duhur me argumentin se këto të fundit po dëmtojnë në mënyrë te pariparueshme vlerat e jashtëzakonshme të tij. Përmes raportit të fundit UNESCO po ashtu paralajmëron se nëse nuk ndërmerren hapa konkrete dhe urgjente nga te dyja shtetet rajoni i Ohrit mund te futet ne Listën e Trashëgimisë Botërore ne Rrezik.

Eksperti i mjedisit Arjan Meroli thotë se plani i rivitalizimit që është dorëzuar nuk plotëson dhe nuk përmbush kërkesat që kërkohen nga ana e qendrës së trashëgimisë kulturore.

Drupal Ad

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv, Meroli thotë 1 marsi i 2025 është afati i fundit për dy shtetet, megjithëse ka frikë se nuk do të ketë kohë për konsultime me ekspertët dhe grupet e interesit.

Edhe plani i rivitalizimit që është dorëzuar nuk plotëson dhe nuk përmbush kërkesat që kërkohen nga ana e qendrës së trashëgimisë kulturore. Ka shumë mangësi, plani nuk është konsultuar me grupet e interesit.  Nuk ka bashkërendim të ministrive, por ka interesa të kundërta për një rajon të caktuar. Dikush e sheh si zhvillim turizmi masiv dhe dikush si mbrojtje të ekosistemit dhe  kjo ka bërë që përsëri UNESCO në korrik të vitit 2024 t’i kërkojë qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase të rishikojnë planin e rivitalizimit dhe kanë ashpërsuar masat duke moslejuar disa projekte që po zhvillohen në rajon, siç është projekti për menaxhimin e turizmit të qendrueshëm në zonën Drilon-Tushemisht, projekti për ndryshimin e planin të përgjithshëm vendor të Bashkisë Pogradec, apo dhe problematika të tjera.

UNESCO në rekomandimet e misionit të fundit të monitorimit i ka bërë shumë të qarta detyrat që kanë të dy qeveritë duke ruajtur këtë status, duke parashikuar masa kontrate afatshkurtra.

Këto masa duhet të përfshihen në një plan shumë të detajuar që quhet plan rivitalizmi i rajonit të liqenit të Ohrit si trashëgimi natyrore kulturore.

Ato ishin të njohura nga dy shtete, se ishin gjëra që kishin ndodhur dhe 2019-2020 e më tej.

Në korrik të 2024 UNESCO i kishte rekomandimet më drastike duke kërkuar që të ndërpriten ato projekte që nuk shoqërohen me nj vlerësim të ndikimit të mjedisit dhe që mund të sjellin impakt negativ në vlerat e ekosistemit gjë e cila do të sillte që rajoni i liqenit të Ohrit të hynte në listën e trashëgimive në rrezik.

I ka ngelur të dy shteteve që deri në 1 mars të 2025  në mënyrë intensive të punojnë dhe të shohin atë plan rivitalizimi.

Mua më shqetëson që të gjitha institucione përgjegjëse që janë në nivel lokal, rajonal nuk kishin informacion për këtë plan. Të mos flasim pastaj për grupet e interesit në komunitetin lokal që duhet ta dinë, të kenë një njohje të plotë. Ka një farë impakti në komunitetin lokal zbatimi me korrektësi i këtij plani sepse prek fusha të tilla si peshkimi, bujqësia, zhvillimi urban etj.

Koha e mbetur është e limitur dhe kam një farë frike që plani nuk do të ketë mundësi të diskutohet me ekspertët, por as me grupet e interesit në rajon.

Kjo do të ketë impaktin e vet. Më shqetëson se vendimi i sesionit të fundit të UNESCO-s në Neë Delhi ka të  bëjë me plotësimin e disa rekomandimeve që kanë të bëjnë me projekte në rajon dhe është ndalur tek Driloni. Është shprehur fjalë për fjalë “Shprehim keqardhje për zbatimin e projektit  për  zhvillimin e turizmit në rajonin Drilon-Tushemisht, pa u njohur më parë institucionet përgjegjëse”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy