
Shërbimet sekrete të disa vendeve anëtare të NATO-s, së bashku me kolegët e tyre ukrainas, po planifikojnë të organizojnë një sulm të rremë me armë kimike në Siri, ka raportuar Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë.
Sipas raportit, “ideja është të inskenohet përdorimi i armëve kimike nga ushtria siriane dhe kontigjenti rus në Siri, dhe më pas të nisë një fushatë për të diskredituar Damaskun dhe Moskën në OKB dhe Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike."



