Partia Demokratike ka paralajmëruar për sot bllokimin e disa pikave kyçe të akseve ndërlidhëse të vendit. Mbështetësit e Pd-së pritet të mblidhen në pesë pika të vendir rreth orës 11:00 për të protestuar për rreth 1 orë.
Për të gjitha pikat ku do të protestohet, PD-jaka vendosur në krye të mbështetësve disa prej deputetëve të saj.
Kështu, në Rotondën e Plugut në krye të protestuesve do të jetë Arben Ristani. Në Rotondën e Bradasheshit do të jetë Edmond Spaho. Në Rotondën e Milotit do të jetë Aldo Bumçi. Në hyrje të Tiranës, në sheshin “Shqiponja” do të jetë Edi Paloka, ndërsa pranë mbiklaimit të Shkollës Teknologjike do të jetë Flamur Noka.



