Orban: Soros e humbi betejën në Amerikë

Orban: Soros e humbi betejën në Amerikë

Fitorja zgjedhore e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, ishte një humbje e madhe për miliarderin aktivist George Soros dhe aleatët e tij në Partinë Demokratike, thotë kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Duke folur në një intervistë me “Kossuth Radio”, Orban akuzoi filantropin 94-vjeçar me origjinë hungareze për mbajtjen e një "rrjeti të madh" të ndërthurur me Partinë Demokratike, duke pretenduar se përpjekjet e tyre ishin të përqendruara në imponimin e ideologjive globaliste në një përpjekje për të çuar përpara interesat e tyre ekonomike.

“Ata besojnë se është detyra e tyre… të rregullojnë njerëzimin. Me fjalë të tjera, për t'u imponuar vendeve atë që ata e konsiderojnë të drejtë, "tha ai, duke shtuar se "kaosi i migracionit" shpesh pason këto përpjekje.

“George Soros humbi betejën në Amerikë. Mund të them se Amerika u çlirua nga Donald Trump”, shprehet Orban.

“Ne, evropianët, tani duhet të përballemi me një periudhë shumë të vështirë, pasi aleatët e tyre janë vendosur në Bruksel… ata duhet të nxirren nga Brukseli,” tha ai. Orban shprehu gjithashtu zemërim për faktin se rrjeti Soros financohet nga buxheti i BE-së.

“Ne nuk mund ta tolerojmë këtë, janë edhe paratë tona… Skandali më i madh i korrupsionit në politikë është se Brukseli është në xhepin e George Soros,” akuzoi ai.

Orban ka qenë prej kohësh kritik ndaj Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur (OSF), duke i akuzuar ata për financimin e politikave pro-emigracionit, minimin e vlerave tradicionale të familjes dhe promovimin e një axhende globale. Kritikët e Soros e kanë akuzuar gjithashtu se ka nxitur disa të ashtuquajtura revolucione me ngjyra dhe ka lidhje financiare me qindra media, të cilat e mbrojnë atë nga çdo reagim, formësojnë opinionin publik dhe promovojnë atë që Orban e quajti "fanatizëm LGBT". Nga ana e tij Fondacioni për Shoqërinë e Hapur këmbëngul se misioni i tij i vetëm është të mbështesë të drejtat e njeriut dhe demokracinë në mbarë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy