
Juristi i Hipotekës së Shkodrës dhe tre persona të tjerë janë ndaluar nga policia pas një hetimi të prokurorisë në lidhje me abuzimin me pronat.
Policia ka ndaluar juristin i Hipotekës dhe njëherazi anëtar i këshillit bashkiak, Mirjan Bletaj. I zgjedhur nën siglën e PS, Bletaj ka kaluar pak muaj më parë në radhët e LSI-së.
Ndërkohë, i ndaluar për ndikim të paligjshëm te funksionarët publikë është edhe Sokol Tirana.
Për të njëjtën akuzë janë arrestuar edhe Joan Zefi dhe Ndoc Tara.
Ndalimi i katër personave të mësipërm është bërë më urdhër të Prokurorisë së Shkodrës, pas dyshimeve për abuzime me pronat.



