G7/ Emmanuel Macron takon Boris Johnson, kërkon “rivendosjen” e marrëdhënieve mes Britanisë dhe Francës

G7/ Emmanuel Macron takon Boris Johnson, kërkon “rivendosjen” e marrëdhënieve mes Britanisë dhe Francës

Bashkimit Evropian i është kërkuar që të tërhiqet nga mosmarrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar mbi çështjet tregtare të Irlandës së Veriut pas Brexit.

Boris Johnson po zhvillon bisedime me aktorët kryesorë të BE ditën e sotme, ndërsa mosmarrëveshja kërcënonte të linte në hije pritjen samitit G7, shkruan The Guardian.

Kryeministri britanik ka zhvilluar takime me shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shefin e Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab i kërkoi BE-së të marrë një qasje më "pragmatike" ndaj çështjes së Irlandës së Veriut.

Agjenda kryesore e samitit do të shohë udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA, Kanada, Japoni, Francë, Gjermani dhe Itali të angazhohen për një plan të ri që synon parandalimin e përsëritjes së pandemisë Covid-19.

Johnson gjithashtu përballet me një seri takimesh potencialisht të ndërlikuara me përfaqësuesit e lartë të BE-së. Doëning Street ka treguar që Mbretëria e Bashkuar do të ishte e gatshme të vononte në mënyrë të njëanshme zbatimin e plotë të Protokollit të Irlandës së Veriut për të parandaluar ndalimin e mishit të ftohtë që kalon Detin Irlandez nga Britania e Madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy