
Mbi 1.42 miliardë njerëz, përfshirë 450 milionë fëmijë, jetojnë në zona me ndjeshmëri të lartë ose jashtëzakonisht të lartë të mungesës së ujit. Kjo do të thotë që 1 në 5 fëmijë në të gjithë botën nuk kanë ujë të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e tyre ditore.
Kjo u zbulua nga studimi i fundit i UNICEF si pjesë e nismës 'Siguria e ujit për të gjithë'. Të dhënat tregojnë se fëmijët në më shumë se 80 vende jetojnë në zona me ndjeshmëri të lartë ose jashtëzakonisht të lartë të mungesës ujit.
Afrika Lindore dhe Jugore ka përqindjen më të lartë të fëmijëve që jetojnë në zona të tilla, me më shumë se gjysmën e fëmijëve, 58% që kanë vështirësi për të siguruar ujin e mjaftueshëm çdo ditë.
Pasohet nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore (31%), Azia Jugore (25%) dhe Lindja e Mesme (23%). Azia Jugore është shtëpia e numrit më të madh të fëmijëve që jetojnë në zona me ndjeshmëri të lartë ose jashtëzakonisht të lartë të ujit, më shumë se 155 milionë fëmijë.
Mungesa e ujit në rritje ndikon në shëndetin e fëmijëve. Çdo ditë, më shumë se 700 fëmijë nën 5 vjeç vdesin nga diarreja për shkak të ujit dhe higjienës së dobët.
Kur foshnjat marrin diarre, ata nuk janë në gjendje të thithin lëndët ushqyese që u duhen për tu rritur. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në rritje të vonuar dhe mund të ketë një ndikim të pakthyeshëm në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve.
"Kriza globale e ujit nuk është thjesht në rrugën e saj, ajo është këtu, dhe ndryshimi i klimës vetëm do ta përkeqësojë atë," tha Drejtori i Përgjithshëm i UNICEF, Henrietta Fore.



