Bujqësia në rënie, Soko: Duhet të kalojmë nga shoqëri konsumi, në shoqëri eksporti

Bujqësia në rënie, Soko: Duhet të kalojmë nga shoqëri konsumi, në shoqëri eksporti

Ekspertim i ekonomisë Pano Soko në ‘MCN Economy’ duke folur për rënien në sektorin e bujqësisë u shpreh se një problem mbetet fakti që çdo njësi operimi turistik duhet të krijojë një ekosistem ekonomik. Ai tha se nuk pati asnjë njësi për rritjen e konsumit gjatë fluksit turistik dhe se ajo që duhet bërë është kalimi nga një shoqëri konsumi në një shoqëri eksporti.

Ne kemi pasur një fenomen që në vetvete është pak i çuditshëm, edhe nëse shohim importet e produkteve nuk patën atë rritje që parashikonim të kishte dhe duke qenë se do duhet ti përballonim vetë nevojat e turistëve të shumtë që patëm do e përballonim ose vetëm ose përmes importeve. Eksporti duhet të superojë importin. gjithë ekonomitë e suksesshme kanë suficit tregtar. Normalisht do duhet të kishim parasysh dy gjëra, duhet financim, por fondet që çojmë për mbështetje fermerit janë 33 mln euro pa IPARD.

Ndërsa ekonomia e Kosovës ka gjysmën e buxhetit tonë, gjysmën e tokës së punueshme që ka Shqipëria, ka gjysmën e fuqisë humane të angazhuar në bujqësi dhe ka dy herë më shumë buxhet se ne sepse ajo e ka kuptuar që nëse do dojë të prosperojë ekonominë e vetë do duhet ti mëshojë tregut bujqësor dhe gara sot në tregje është përveçse të ruash tregun tënd, por dhe të përpiqesh të zaptosh tregjet e tjera dhe kjo arrihet me çmim.

Më tej ai shtoi se sfida është të ulësh importet, pra sfida që do duhet të kemi ne si shoqëri, qeverisë, shtet është që importet në Shqipëri brenda 2030 ti çojmë nga 1 mld në 500 milionë.

Ta zëvendësojmë dhe të kapim tregun vendas dhe më pas do duhet të fillojmë për të eksportuar jashtë. Sfida çdo qeverie është të ulë importet në prodhimet bujqësore. Kërkesa në Shqipëri është goxha i madh, tregu që mbushet nga importi është shumë i madh kjo arrihet duke mbushur të gjitha hallkat që mungojnë. Ideja është pse po humbasim në garë? Pse po vjen domatja, molla e Maqedonisë, le të kuptojmë shkakun.

E kemi kuptuar shkakun sepse molla e Maqedonisë subvencionohet më shumë se molla jonë, dhe këtu e kam fjalën tek taksa dhe duke e ditur shkakun pse po humbasim në garë le të kuperojmë. Por nuk e bëjmë se nuk ka interes se këta kanë interes atje ku fusin lekët në xhep jo t’ja japin lekët fermerit. Erdhi OLAF dhe kuptoi se lekët që niseshin për bujqësinë bëheshin vila në bregdet. Këtu interesi ka qenë për ato sektorë që prodhojnë para për ata.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy