Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se janë identifikuar 376 raste të reja me koronavirus nga 1575 teste të kryera gjithsej. Sakaq në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 6 persona, duke e çuar numrin total të të vdekurve që prej fillimit të pandemisë në 1247. Gjashtë personat që sot kanë ndërruar jetë janë 4 nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 56-82 vjeç.
Ndërkohë 333 qytetarë kanë mundur sot të fitojnë betejën me kronavirusin. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 263 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Përsa i takon rasteve të reja ditën e sotme ata janë identifikuar në këto bashki: 98 raste në Tiranë, 29 raste në Lushnje, 27 raste në Durrës, 24 raste në Shkodër, 21 raste në Vlorë dhe Fier, 15 raste në Sarandë, 13 raste në Kavajë, 11 raste në Berat, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Korçë, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, Delvinë, Dibër, Bulqizë, Vorë, 5 raste në Kavajë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kuçovë, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Belsh, Prrenjas, 2 raste në Devoll, Kukës, Lezhë, Librazhd, Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Elbasan, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Tepelenë, Rroskovec, Këlcyrë, Libohovë.
COVID-19 – Statistika (11 Janar 2021)
Raste të reja ditore 376
Të shëruar në 24 orë 333
Të shtruar në spitale 263
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1575
Testime totale 293,379
Raste pozitive 63,971
Raste të shëruara 37,981
Raste Aktive 24,743
Humbje jete 1247
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14299
Fier 1803
Shkodër 1357
Durrës 1300
Lezhë 1001
Vlorë 1021
Korçë 887
Elbasan 903
Berat 798
Dibër 539
Gjirokastër 446
Kukës 389



