
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij.
Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një person kishte plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, efektivët e komisariatit Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar F. C., 41 vjeç.
41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



