Pagesa onlinet jo vetëm në banka, Mesi shpjegon detaje të ligjit që u miratua në Parlament (VIDEO)

Pagesa onlinet jo vetëm në banka, Mesi shpjegon detaje të ligjit që u miratua në Parlament (VIDEO)

Qeveria synon që përmes licencimit të aktorëve të tjerë në tregun financiar apo platformave online të minimizojë përdorimin e parasë cash në ekonomi dhe t’u heqë bankave monopolin e pagesave elektronike. Për të rregulluar këtë veprimtari u desh hartimi i një ligji të ri, që sipas relatores Senida Mesi shkon në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian. Ish-zv/kryeministrja shpjegon për TvT se, me hyrjen në fuqi të ligjit nuk do të jetë e nevojshme që qytetarët të kenë një kartë krediti apo debiti për të kryer pagesat elektronike.

Për të bërë më të prekshëm, kemi dëgjuar në tregun ndërkombëtar metoda të ndryshme të pagesës si Paypal, apo Amazon, Alibaba, Alwipaz, Google, Facebook. Përdoruesi final apo cash fizik do ndodhet në sistemin bankar, por mes konsumatorit dhe llogarisë bankare do jetë një llogari elektronike. Me aplikacion apo me module apo linqe. Nuk është e nevojshme që të posedosh një kartë debiti apo krediti, mjafton të bëhesh anëtar dhe të plotësosh kushtet e punës të një kompanie që mundëson këtë pagesë elektronike.

Në terma praktikë, kjo platformë sipas relatores Senida Mesi do t’u vijë në ndihmë jo vetëm qytetarëve, por edhe institucioneve për të lehtësuar kryerjen e transaksioneve.

Sigurisht që më tepër mund të bëjmë në lidhje me pagesat e pensionistëve në një lllogari bankare, ku pensionistët jo domosdoshmërisht të shohin cashin dhe të bëjnë pagesat utilitare. Mjafton që ajo llogari apo kartë të kreditohet e pastaj të debitohet me qëllim që të bëhet pagesa e atyre shërbimeve utilitare bazike. Bashkitë disbursojnë pjesën e ndihmës ekonomike, 6% ku ata mund ta kalojnë nëpërmjet një llogarie elektronike.

Përveçse ul ndjeshëm kostot e pagesave elektronike, që aktualisht janë të larta për shkak të komisioneve bankare, Messi thotë se kjo risi ndihmëon edhe në formalizimin e ekonomisë.

Ka kosto në përpunimin e cashit, ruajtjes, transportimit. Nëse ato zëvëndësohen me pagesa elektronike, ato eliminohen. Ekonomia është më formale, se ti gjurmon çdo transaksion, me qëllim edhe që deklarimi edhe formalizimi i ekonomisë të shkojë dorazi edhe me nivelin e deklarimit të shitjeve.

Por sa mund të ekspozojë kjo mënyrë, të dhënat personale të qytetarëve dhe a mund të jenë të sigurtë qytetarët në përdorimin e këtyre platformave.

Drafti për shërbimet e pagesave ka një kuadër ligjor të rreguluar e të përforcuar për të mbrojtur të dhënat, infot e qytetarëve me qëllim që konsumatori të ndihet i sigurt kundrejt individëve apo kompanive. Ligji i mbrojtjes së konsumatorit do përforcohet me këtë projektligj duke vendour gjoba apo heqjen e licencave nëse nuk përmbushin dhe nuk u përmbahen rregullave për të ruajtur infot e dhëna nëpërmjet këtyre sistemeve.

Në Shqipëri, aktualisht vetëm 2% e transaksioneve realizohen jashtë sistemit bankar. Ligji i ri i detyron bankat të punojnë me platformat e tjera, në mënyrë që edhe ato të jenë pjesëtare të këtij sistemi të pagesave. Një nga objektivat e këtij ligji është që deri në 2022 rreth 70% e popullatës të ketë llogari bankare dhe të shkojnë deri në 10 transaksione elektronike për frymë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy