Fotoja simbol/ Vogëlushja ukrainase feston ditëlindjen mbi varrin e të atit të vrarë në luftë

Fotoja simbol/ Vogëlushja ukrainase feston ditëlindjen mbi varrin e të atit të vrarë në luftë

Babai vdiq në luftën kundër rusëve dhe ajo festoi ditëlindjen e saj të parë në varrin e tij.

Fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tregon vajzën e vogël ukrainase, të ushtarit të vrarë në luftë Vladislav Soldatov, pjesë e Brigadës 93 Kholodny Yar. Një fotografi simbol e luftës në Ukrainë, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale në të gjithë botën.

Kjo vajzë e vogël feston ditëlindjen në varrin e babait të saj, një ushtar i Brigadës 93, i vrarë në luftë.

Mijëra fëmijë nuk presin më që prindërit e tyre të kthehen nga lufta. Mbështetni Ukrainën për t’u dhënë shpresë miliona njerëzve dhe fëmijëve që janë ende në pritje.

Kështu thuhet në mesazhin që shoqëron fotografinë e publikuar në rrjetet sociale nga Ministria e Mbrojtjes.

Vogëlushja ka veshur një fustan rozë dhe në këmbët e saj ka një pjatë me ushqime dhe një gotë me ujë.

Nëna e vogëlushes Olena, tha se pikëllimi i saj nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Zemra ime është copëtuar. Ne i sollëm mëngjesin që të kalonin një moment së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy