
Beteja për qarkun e Durrësit mes tre forcave politike kryesore në këto zgjedhje parlamentare, pritet të jetë sa interesante aq edhe tensionuese.
Secila nga partitë politike kanë shprehur ambiciet për fitimin e mandateve përtej pritshmërive konkrete, ndërkohë që në secilën listë ka risi dhe kandidatë të rinj.



