
GJKKO ka dënuar me 6 vite e 6 muaj burg juristin e Hipotekës së Lezhës, Bledar Cara, i shpallur fajtor në lidhje me akuzën për “tjetërsim pronash” në Shëngjin.
Cara dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë abuzoi me pronat në zonat e Tales, Shëngjinit dhe Ranës së hedhun.
Në total, 14 persona akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar.
Cara akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.
Ish-juristi i Hipotekës në Lezhë, u ekstradua nga Italia në korrik të vitit kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim në vitin 2018.



