Cilat janë gabimet e prindërve që rëndojnë mbi fëmijët

Cilat janë gabimet e prindërve që rëndojnë mbi fëmijët

Gabimet  e prindërve, janë ato që kalojnë në heshtje dhe, mbeten të padukshme! Ndryshe nga ata prindër të cilët krijojnë traumat të forta siç janë braktisja apo abuzimet fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të tyre, pjesa tjetër e prindërve, janë ata që mendojnë se po sillen mirë, nuk bëjnë fare zhurmë, nuk tërheqin vëmendjen e fëmijëve ndaj gabimeve, duke mos përmirësuar asgjë!

Një fëmijë me një nënë të dashur dhe në sintoni me nevojat e fëmijës, rritet me vetëdijen se është i denjë për vëmendje, ndihet i dashur jo vetëm nga prindërit por edhe nga bota që e rrethon.

Një fëmijë me një nënë që, pavarësisht se është e dashur, nuk është në sintoni me nevojat e fëmijës, rritet i pasigurt, me shqetësime psikologjike dhe frikëra, sepse nëna nuk ka qenë në gjendje t’i përçojë sigurinë që i është nevojitur!

Lënia pas dore është e vështirë për t’u identifikuar, duhet së pari që prindërit të ndërgjegjësohen për nevojat e fëmijës e për pasojë, të reagojnë.

Në fund, jemi pasqyra e asaj çfarë na është ushqyer në fëmijëri!

Llojet e prindërve që lënë pas dore gjendjen emocionale të fëmijës:
1. Prindërit autoritar
2. Prindërit që kalojnë pjesën më të madhe të kohës në punë
3. Prindërit emocionalisht të dobët
4. Prindërit shumë kërkues
5. Prindërit tepër tolerantë
6. Prindërit narcizist
7. Prindërit që duan të mbrojnë fëmijën nga gjithçka

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy