Nga 16 milion euro të përdorura gjatë vitit 2015 për mirëmbajtjen e sistemit rrugor të vendit 2,2 milionë kanë shkuar për tunelet e Kalimashit dhe Kërrabës.
Sipas të dhënave të Autoritetit Rrugor që administron afërsisht 4 mijë kilometra rrugë, vitin e kaluar janë lidhur 71 kontrata mirëmbajtje.



