Anija kozmike e Indisë fillon orbitimin rreth Hënës

Anija kozmike e Indisë fillon orbitimin rreth Hënës

Moduli i dytë hënor i Indisë ka filluar të sillet rreth Hënës, gati një muaj pasi u ngrit nga sipërfaqja e tokës. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët indianë, shkruan “BBC”.

Manovra për ta vendosur modulin në orbitën e Hënës u realizua në orën 9 e 2 minuta të së martës sipas kohës lokale.

Anija kozmike “Chandrayaan-2” u nis nga stacioni hapësinor “Sriharikota” më 22 korrik, një javë pas datës së planifikuar fillimisht për shkak të një problemi të vogël teknik.

India shpreson se misioni që i ka kushtuar 145 milionë dollarë do të jetë i pari që bën lëshim të një objekti në polin jugor të Hënës.

Fluturimi i muajit të kaluar ishte fillimi i një udhëtimi prej 384 mijë kilometrave. Shkencëtarët shpresojnë se sonda do ta prekë sipërfaqen e Hënës me 6 ose 7 shtator, ashtu siç është planifikuar.

Misioni i parë hënor i Indisë ishte realizuar në vitin 2008, por sonda nuk ishte lëshuar në sipërfaqen e Hënës. Sidoqoftë, përmes saj ishte bërë një kërkim i hollësishëm me radarë për praninë e mundshme të ujit në Hënë.

Objekti i nisur në hënë peshon plot 640 tonë dhe është i gjatë 44 metra apo sa një ndërtesë 14-katëshe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy