Ajo ka më shumë se 130,000 ndjekës në Instagram, ku poston foto nga aventurat e saj në mbarë botën. Grimi i saj është gjithmonë i kuruar, rrobat e saj duken perfekte. Ajo këndon, kërcen dhe modelon - dhe mbi të gjitha asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë.

Rozy është një influencer virtual në Korenë së Jugut, një njeri i krijuar në mënyrë dixhitale dhe duket aq realist saqë shpesh ngatërrohet.
"A jeni një person i vërtetë?" pyet një nga fansat e saj në Instagram. "A jeni një njeri? Apo një robot?"
Sipas kompanisë me seli në Seul ajo është "në gjendje të bëjë gjithçka që njerëzit nuk mund të bëjnë ".
Kjo përfshin grumbullimin e fitimeve për kompaninë në botën e reklamave dhe argëtimit me shumë miliarda dollarë.
Që nga fillimi i saj në vitin 2020, Rozy ka arritur marrëveshje dhe sponsorizime të markave, ka dalë në pistë në shfaqjet virtuale të modës dhe madje ka publikuar dy këngë. Dhe ajo nuk është e vetmja.
Industria "virtuale njerëzore" po lulëzon, dhe bashkë me të një ekonomi krejtësisht e re, në të cilën influencerat e së ardhmes nuk plaken kurrë, pa skandale dhe të përsosur - duke ndezur alarmin tek disa në një vend që tashmë është i fiksuar pas standardeve të paarritshme të bukurisë.



