Shangai në izolim, Tesla i detyron punëtorët të flenë në fabrikë për të mos ndalur prodhimin

Shangai në izolim, Tesla i detyron punëtorët të flenë në fabrikë për të mos ndalur prodhimin

Punëtorët do të flenë në fabrikë për të garantuar prodhimin. Është ky vendimi i marrë nga Elon Musk për punonjësit e tij në fabrikën Tesla në Shangai.

Në qytetin kinez që prodhon makina elektrike, operacionet do të rifillojnë pas një mbylljeje trejavore.

Punëtorët do të flenë në fabrikë deri më 1 maj, në pritje të ndryshimeve në politikën e rreptë të qytetit, pasi vendi po përballet me valën më të keqe të virusit që nga ditët e para të pandemisë. Javën e kaluar, me gjithë kritikat nga bizneset dhe qytetarët, Presidenti Xi Jinping ripohoi qasjen zero-COVID të Kinës në përpjekje për të frenuar variantin ngjitës Omicron.

Bllokada është aq ekstreme sa u bë e vështirë blerja e ushqimeve, ndërsa pamje të banorëve të Shangait nëpër dritare në shenjë proteste ndaj kufizimeve, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Masat e fundit kufizuese kanë vonuar prodhimin e Teslës me rreth 40.000 makina, raportoi Bloomberg. Tashmë kompania do t’i sigurojë çdo punonjësi një çantë gjumi dhe dyshek, pasi objekti nuk ka konvikte për të fjetur. Në zona specifike do të caktohen vende për fjetje, dushe dhe ushqim.

Punëtorët do të testohen për Covid për tre ditët e para në sistemin e izolimit në ambientet e fabrikës, do t’u kontrollohet temperatura dy herë në ditë dhe do të lajnë duart katër herë në ditë. Tesla do të sigurojë tre vakte në ditë së bashku me një pagesë që do të ndryshojë në bazë të pozicionit dhe nivelit brenda kompanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy