Lihet në burg ish-drejtori i Kadastrës në Durrës/ Braçe për prokurorin e çështjes:  Punon për grupe kriminale

Lihet në burg ish-drejtori i Kadastrës në Durrës/ Braçe për prokurorin e çështjes: Punon për grupe kriminale

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtorin e Kadastrës së këtij qyteti, Liridon Pula, i arrestuar ditë më parë për shpërdorim detyre.

Gjatë seancës gjyqësore, i pranishëm ishte edhe zv/kryeministri Erjon Braçe, i cili u shpreh se prokurori i çështjes Arjan Ndoj punon për një grup kriminal në Durrës, teksa ka theksuar se Liridon Pula akuzohet për çështje që nuk i përkasin.

“Liridon Pula akuzohet për çështje që nuk i përkasin. Është absurde që një nënpunës i shtetit të jetë nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale”, tha Braçe.

Ndërkaq, edhe vetë kryeministri Rama foli dje nga Kuvendi për rastin në fjalë duke thënë se një prokuror në Durrës punon për organizatat kriminale.

"Dhe të shikosh që ka të tjerë si një prokuror në Durrës, i cili është sot prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe ju bën shantazh nënpunësve të shtetit. Arrestojeni thonë. Mësojeni që nuk arreston kryeministri, as qeveria, arreston drejtësia", u shpreh Rama dje në Kuvend.

Liridon Pula u arrestua tri ditë më parë,  së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, nën dyshimin se kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Kujtojmë, se ish drejtori i Kadastrës, Liridon Pula zëvendësoi në këtë post Ardian Iljazajn, i cili u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, ndërsa aktualisht në krye të Kadastrës së Durrësit është emëruar Arjan Çengu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy