Prezantuesi i njohur paralajmëron “skifterat”: Nga shtëpia ime nuk dilni gjallë

Prezantuesi i njohur paralajmëron “skifterat”: Nga shtëpia ime nuk dilni gjallë

Një prezantues i njohur në Itali ka rënë pre e grabitësve të shtëpive. Shtëpia e Roby Facchinetti-t në Bergamo është vjedhur gjatë orëve të paradites të së hënës, kohë kur brenda ndodheshin i zoti i shtëpisë, vajza e tij, dhëndri dhe nipi i vogël.   

Në momentin që janë pikasur nga dhëndri, grabitësit e kanë dhunuar atë dhe janë larguar menjëherë.

Djali i të zotit të shtëpisë, gjithashtu i njohur në Itali, Francesco Facchinetti, e ka publikuar këtë fakt në rrjetet sociale ku ka lëshuar paralajmërimin se nëse dikush tenton të hyjë sërish në shtëpinë e tij, aty e pret më e keqja.

“Do të blej një arsenal armësh. Nëse dikush guxon të hyjë në shtëpinë time, ku kam fëmijët, nuk ka shanse të dalë i gjallë”, shkruan ai.

“Mjaft më, nuk duroj më shumë se kaq. Dje rreth orës 11:30, në shtëpinë e tim eti hyri një përbindësh. Aty jetojnë edhe vëllezërit e mi, motra me dhëndrin dhe fëmija i tyre i vogël. Ky përbindësh 2 metra i gjatë u përpoq të vidhte, por kur u zbulua, dhunoi dhëndrin tim dhe ia mbathi”, shkruan ai më tej.

Facchineti, i cili është prezantues dhe këngëtar i grupit “Pooh”, u është përgjigjur edhe atyre që e shohin sit ë tepruar reagimin e tij: Për puritanët që fshihen pas tastierës, më tregoni si duhet të reagoj pasi t’u kenë hyrë në shtëpitë tuaja. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy