Dalin përgjimet, Barcelona në kaos Presidenti në prag të dorëheqjes

Dalin përgjimet, Barcelona në kaos Presidenti në prag të dorëheqjes

Barcelona është përfshirë në një skandal përgjimesh, që mund të sjellin kaos dhe shkarkimin e Presidentit të ekipit.

Presidenti Josip Bartomeu është përgjuar në telefon duke folur me ish-presidentin e këtij klubi, Sandro Rosell, i cili i kërkonte që të mbulonte disa nga veprimet financiare, që sollën edhe arrestimin e tij në Brazil.

 Edhe pse i ka orët e numëruara, Josip Bartomeu deklaron se nuk largohet, ndërsa për bisedat me Rosell thotë se e ka mik dhe flasin shpesh, por nuk ka asnjë shkelje në detyrën e tij në krye të ekipit të  Barcelonës.

“Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen. Me Rosell flasim në telefon dhe e kam mik. Më vjen keq për atë që i ka ndodhur, por ajo çështje lidhet vetëm me planin personal dhe nuk ka të bëjë me klubin.

Kemi kontrolluar çdo dokument dhe nuk kemi të dhëna që dënimi i ish-presidentit ka dëmtuar klubin” deklaroi ai.

Më pas Presidenti Josip Bartomeu foli për rinovimin e Mesit, por edhe objektivin për të blerë Verratin, të cilin e ka bllokuar PSG.

“Messi ndryshoi imazhin e klubit. Negociatat për rinovimin nisën disa muaj më parë. Ai na tha ‘Dua të qëndroj, flisni me babanë tim’.

Messi është lojtari më i mirë në botë dhe do të bëhet më i miri në histori. Nuk kam dyshuar asnjëherë te vullneti i tij për të qëndruar. Për sa i takon Verratit e kemi të qartë që dëshiron të luajë me ne, por PSG nuk dëshiron ta shesë” përfundoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy