Delegacioni gjerman: Bojkotimi i Parlamentit do të thotë bojkot i demokracisë

Delegacioni gjerman: Bojkotimi i Parlamentit do të thotë bojkot i demokracisë

Një grup i deputetëve të Bundestagut gjerman ndodhet sot në Tiranë në kuadër të një turi rajonal.

Delegacioni i deputetëve të Bundestagut kryesohet nga Josip Juratovic, anëtar i Bundestag-ut dhe Kryetar i Grupit Parlamentar (SPD), Renata Alt, anëtare e Bundestag-ut dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP) dhe Hansjörg Müller, anëtar i Bundestag-ut dhe anëtar i Grupit Parlamentar (AfD), dhe të njejtët po njihen më nga afër lidhur me situatën e krizës politike në Shqipëri.

Përmes një konference për media, anëtar i Bundestagut Josip Juratoviç, është shprehur se zgjedhjet përcaktojnë se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq në vend.

Zgjedhjet përfaqëson konkurrencën mes partive politike. Secila parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë ose jo, do të jenë zgjedhësit se çfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se çfarë do apo nuk do dikush. Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin. Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratike’, shtoi Juratoviç.

Më tej, Juratoviç, duke folur për situatën politike në Shqipëri dhe zgjedhjet, ritheksoi faktin se është Kushtetua ajo që përcakton se kur duhet të mbahet ky proces zgjedhor. 

“Në një moment apo një tjetër gjithkush është i lirë të bëjë demonstrata apo protesta, por bojkotimi i parlamentit do të thotë bojkotim i demokracisë. E thënë thjesht për mua parlamenti ka të njëjën shenjtëri si Kisha. Nuk është pazar. Kam përshtypjen që është shëndërruar në një sport të dashur për shqiptarët, nëse nuk je dakord atëherë po bojkotoj."

"Kushtetuta është baza e një shteti. Të paktën në Gjermani është kështu. Nëse Kushtetuta parashesh që zgjedhjet do të duhen të zhvillohen në një moment të caktuar kohor duhet të zhvillohen në këtë moment kohor.  Nëse kjo është krizë politike apo kjo do e tregojë koha por kjo situatë do ndikojë në vendimin për integrimin e BE. Duhet të flasim hapur si europianë. Jo të gjithë europianët janë entuziastë për zgjerimin e BE-së", shtoi anëtari i Bundestagut gjerman.

Anëtarët e delegacionit gjerman, u shprehen njëzëri se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian, ashtu si të gjithë vendet e rajonit perëndimor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy