
1.1milion euro është buxheti i miratuar për AMSHC në kuadër të ndihmës nga qeveria.
Për eksperten e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, e ftuar në emisionin “MCN economy”, këto projekte të shoqërisë civile më shumë se sa në numër, duhet të numërohen për produktivitetin që sjellin.
Në terma cilësor do të themi se sa me produktivitet kanë qenë këto projekte, kjo gjykoj se duhet të jetë e rëndësishme kt fakt, sesa thjesht për faktin se sa ishim korrekt për elemente të tjera.
Nëse do të flasim për produktivitet, do gjykoja se kishte mungesë të produktivitetit të cilat ishin dobishmëri. Në terma financiar është një pjesë e vogël, por jo e mjaftueshme për projekte që kanë organizatat civile.
Nga ana tjetër, ajo gjykon që fokusi i OJF-së është koncentruar më shumë më projekte në Tiranë, si kryeqendër, e shumë më pak në qendrat tjera në vend, që që sipas saj, duhet ndërruar.
Ka dy elemente që do doja ti theksoja, nëse flasim për rolin e AMSHC, ajo është një agjenci e cila vepron që disa vite, dhe gjate gjithë kësaj periudhe ajo ka financuar projekte të OJFve dhe përgjithësisht projektet zhvillohen në zona urbane, së pari nga individ që dinë ti hartojnë, shkruajnë dhe zbatojnë ato, dhe e dyta si një mundësi edhe më e madhe për të realizuar misionin e tyre si organizata.
Tiranën nuk mund ta krahasojmë me zonat tjera, ajo që është problematika në krahasim me raportin, është se të gjitha ishin të përqendruara në qarqe të mëdha, të cilat kishin projekte, ndërkohë që te qytetet thera ishin me 0 iniciativë.
Pra, janë projekte të lokalizuara dhe efekte që do të japin do i përkasin një zone të caktuar.
Unë gjykojë që duke qenë se kemi të bëjmë me institucione që kanë për detyrë zhvillimin e tërësisë së shoqërisë civile në Shqipëri, duhet që ato të shtrijnë projektin, pra lokalizimi i Tiranës i jep edhe më tepër këtë vizion shumë të ngushtë që do kemi, kur nevoja është më e madhe për qytetet tjera.



