KLP operon nga shtëpia/ Mbështet Ambasada Amerikane: Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë

KLP operon nga shtëpia/ Mbështet Ambasada Amerikane: Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë

Ambasada amerikane në Tiranë u shpreh sot se vijon të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike.

Ambasada Amerikane në Tiranë nxit me forcë distancimin social për shkak të pandemisë së COVID-19, por bën të ditur se kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari.

“Ne kemi mbështetur Reformën në Drejtësi prej fillimit dhe vazhdojmë të mbështesim zbatimin e saj, jo vetëm në ekspertizë ligjore por edhe në mbështetje logjistike. Gjatë këtyre ditëve të vështira, jemi të kënaqur të shohim anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa punojnë nga shtëpia”, shprehet ambasada.

Kompjuterët e tyre portativë, thuhet më tej, ishin pjesë e një dhurimi nga zyra e OPDAT e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Drejtësia e vërtetë nuk ndalet kurrë. SHBA qëndrojnë pranë Shqipërisë”, thuhet më tej.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy