Brexit: Theresa May kërkon mbështetjen e Merkel dhe Macron

Brexit: Theresa May kërkon mbështetjen e Merkel dhe Macron

Theresa May do të takojë dhe do të bisedojë me liderë të Francës dhe të Gjermanisë, 4 ditë para daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.

Znj. May do të takojë Angela Merkel në Berlin dhe në vijim Emmanuel Macron në Paris, për t’i nxituar që ta mbështesin në kërkesën e saj për ta shtyrë sërish Brexit-in gjer më 30 qershor.

Gjer tani, deputetët i kanë refuzuar marrëveshjet  që Theresa May ka arritur me liderët e BE-së, të cilët tashmë duan të dinë se cili do të jetë plani B i saj, nëse do të ketë një të tillë. Ata, gjithashtu, duan të dinë se, nëse i thonë po shtyrjes së Brexit-it, për çfarë do të përdoret kjo shtyrje.

Gjithsesi, besohet se liderët e BE-së nuk do ta refuzojnë shtyrjen e mëtejshme të Brexit-it.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy