Viti i ri, fluks në doganën e Qafë-Thanës/ Xhindole: Në 24 orët e fundit, hyrje-dalje të 10 mijë shtetasve shqiptarë (VIDEO)

Viti i ri, fluks në doganën e Qafë-Thanës/ Xhindole: Në 24 orët e fundit, hyrje-dalje të 10 mijë shtetasve shqiptarë (VIDEO)

Në vigjiljen e ndërrimit të viteve, në doganën e Qafë-Thanës dhe Kapshticës, janë shtuar hyrje-daljet të shtetasve të cilët preferojnë që të kthehet në atdhe dhe të tjerë që preferojnë të festojnë jashtë saj.

Drupal Ad

Korrespondentja nga Korça, Elsa Xhindole, thotë për “MCN live”, se vetëm mbrëmë në doganën e Qafë Thanës kanë hyrë dhe dalë mbi 10 mijë shtetas.

Në prag të ndërrimit të viteve, qarku i Korçës duket se ka pasur një numër të lartë të lëvizjes, edhe ne doganat e këtij qarku, ajo e Kapshticës dhe e Qafë-Thanës, që lidh shqiptarët me Maqedoninë e Veriut dhe me Greqinë.

Si duket shqiptarët preferojnë të kalojën vitin e ri ne atdhe, pranë familjarëve të tyre.

Gjatë javës së fundit dogana e Kapshticës ka pasur mbi 60 mije hyrje dalje të shtetasve ndërkohë natën e mbrëmshme ky fluks është rritur edhe ne doganë e Qafë-Thanës, ku ky numër ka arritur mbi 10 mijë shtetas që kanë hyrë dhe kanë dal.

Autoritete dogane për të shmangur këtë fluks të lartë kanë punuar me kapacitet të shtuar.

Policia ka shtuar gjithashtu masat e vëzhgimit në çdo pikë për të krijuar një qarkullim të lehtë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy