Takimi i aleatëve me Bashën/ Kryemadhi: Nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona, nuk ulemi në dialog për Reformën Zgjedhore

Takimi i aleatëve me Bashën/ Kryemadhi: Nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona, nuk ulemi në dialog për Reformën Zgjedhore

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha dhe me aleatët e tjerë, tha se opozita nuk do të lëvizë nga qëndrimet e veta.

Në një deklaratë për media, pas takimit, Kryemadhi tha se grupi opozitar po punon për platformën për nxjerrjen e vendit nga kriza.

"Ajo çfarë zoti Basha deklaroi 3 orë më përpara është përsëritje e çdo gjëje pas një akordimi që kemi pasur nëpërmjet telefonatave të të gjithë bashkëkryetarët e Frontit Opozitar. Ne jo vetëm që nuk lëvizim asnjë presje nga qëndrimet tona, por do të vazhdojmë të ecim përpara me platformën që opozita ka gati për zgjidhjen e krizës. Jemi duke punuar grupet e punës për platformën. Sigurisht në tryezë nuk ulet vetëm një njeri, por janë të gjithë personalitetet, njerëzit me integritet dhe me vlera të të gjithë partive politike. Mos harroni se Fronti Opozitar tashmë është 85 përqind e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Opozita e bashkuar ka vendosur unanimisht pasditen e sotme të mos ulet në dialog me kryeministrin Rama për Reformën Zgjedhore.

Në përfundimin e mbledhjes së Bashës me aleatët në Selinë Blu, ata kanë vendosur unanimisht të mos ulen në dialog për Reformën Zgjedhore për aq kohë sa ata që kanë vjedhur votat janë të lirë dhe në krye të Komisionit për këtë reformë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy