BE pa qëndrim të unifikuar për konfiktin Izrael-Iran. Macron: Europa rrezikon të mbetet pas në fushën e sigurisë

BE pa qëndrim të unifikuar për konfiktin Izrael-Iran. Macron: Europa rrezikon të mbetet pas në fushën e sigurisë

Konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme kanë nxjerrë në pah mungesën e një qëndrimi të unifikuar të Bashkimit Europian për këtë të fundit. Sipas mediave ndërkombëtare përplasje në qëndrime ka pasur midis Republikës Çeke dhe vendeve të tjera të bllokut. Ndërsa presidenti francez Emmnauel Macron deklaroi nga Berlini se nëse Europa nuk avancon ne fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rrezikon të mbetet pas fuqive botërore si Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Përplasja midis Iranit dhe Izraelit përvecse ka rritur frikën për mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme po ashtu ka nxjerrë në pah edhe mungesën e unitetit të Bashkimit Europian lidhur me këtë cështje. Së fundmi Republika Ceke bllokoi një deklaratë të përbashkët të Bashkimit Europian e cila bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut si dhe dënonte vrasjen e civilëve në Liban duke penguar në këtë mënyrë daljen e bllokut me një qëndrim të unifikuar për zhvillimet në Lindje.

Së pari, ne kërkuam shtimin në tekst të domosdoshmërisë së Hezbollahut për t'u tërhequr nga kufiri i Izraelit. Së dyti, teksti ishte shumë kufizues kur bëhet fjalë për të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur.

Republika Çeke së bashku me Hungarinë dhe Austrinë që njihen  si mbështetëset më të vendosura të Izraelit në Europë detyruan përmes qëndrimit te tyre shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell që të dilte në një deklaratë.

Ne shprehim keqardhje për viktimat e shumta civile në Liban, shkatërrimin e infrastrukturës si dhe numrin e lartë të personave të zhvendosur brenda vendit nga të dyja palët, dhe kërkojmë edhe një herë respektimin e Ligjit Ndërkombëtar Humanitar pavarësisht rrethanave. Armët tani duhet të heshtin dhe zëri i diplomacisë duhet të flasë dhe të dëgjohet nga të gjithë.

Keto qëndrime u bënë publikë 24  ore pas mbajtjes së një takimi te ministravë të punëvë të jashtmë në Bruksel dhe pas kundërshtimeve të Republikës Çeke. Pasi sipas mediave të ndryshme europiane Borrell ishte përgatitur te dilte me një tjetër deklaratë në të cilën do të  kërkonte armëpushim të menjëhrshëm midis palëve ndërluftuese dhe garantimin e sovranitetit si të Izraelit po ashtu edhe Libanit. Për konfliktin në Lindjen e Mesme ka shprehur qëndrimin e tij nga Berlini ku ndodhej për një vizitë edhe presidenti i Francës, Emmnauel Macron. Macron përveçse nënvizoi njëjtë si Borrell nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm mes palëve ndërlutfuese në Lindjen e po ashtu paralajmëroi Bashkimin Europian edhe për avancimin ne fushën e mbrojtjes dhe sigurisë pasi në të kundërt Europa rrezikon të mbetet pas fuqive botërore.

Bashkimi Europian duhet t'i japë përparësi mbrojtjes dhe sigurisë pasi në të kundërt rrezikon të mbetet pas fuqive botërore si Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Përveç nxjerrjes në pah të mungesës së unitetit të bllokut si dhe ekspozimit të dobësive të tij në fushën e sigurisë konfliktet e shtuara ne Lindjen e Mesme, po ashtu sipas ekspertëve pritet të nxisin edhe një krizë te re refugjatësh në Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy