Tushi: Nëse nuk do të isha sociolog, sot do të isha mjek me emër. I dua profesionet humane, të ‘lëkurës njerëzore’

Tushi: Nëse nuk do të isha sociolog, sot do të isha mjek me emër. I dua profesionet humane, të ‘lëkurës njerëzore’

Sociologu Gëzim Tushe, në emision “Stay Tuned”, i vënë para zgjedhjes nëse nuk do të ushtronte profesionin e tij, tha se me shumë dëshirë po të kthente kohën pas do të bëhej një mjek i mirë.

Sipas tij dëshira për profesionet humane, është dashuria dhe zgjedhja që u ofron të jetë afër njerëzve në hallet dhe preokupimet e tyre.

Që në kohën kur kam qenë në gjimnaz, kur filloj faza e orientimeve unë kam pasur gjithmonë prirje për të mu marrë me shkenca shoqërore, që kur kam qenë nga klasa e 7-8, dhe fati im se mu plotësua kjo dëshirë.

Mbase me këtë vullnet punë që kam pasur do të isha bërë mjek shumë i mirë dhe ka raste kur shikoj kur përplasem më mjek edhe të shkëlqyer edhe vende-vende që mund të jetë mediokër dhe them se mbase si mjek mund të kisha bërë emër edhe më të madh sesa si sociolog.

Është një alteegoja ime që nëse do të kthehesha edhe një herë mbrapsht mbase dhe këtë mund ta pëlqeja shumë si profesion sepse këto profesione që duhen humane, këto profesione që quhen të lëkurës njerëzore, ndryshe nga administratorit, ti nuk e ke kontaktin, po mjeku, mësuesi, psikologu, psikoterapisti, janë të kësaj natyre, sepse prek njeriun individual, jo me njeriun eterik, po ke punë me njeriun e personalizuar.

Këto lloj profesione kërkojnë jo vetëm të kesh bagazhin profesional dhe të dijes por edhe aftësitë empatike për ti pëlqyer tjetrit, sepse në fund të fundit ti mund të dish shumë por nëse nuk di ti transmetosh, ai nuk e njeh së brendshmi që ti nuk e do atë, dhe nuk je i përfshirë në hallin që ai ka, ai nuk të beson dhe pa diskutim aborti profesional është i pashmangshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy