Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Tramp ka bashkuar forcat me sipërmarrësin miliarder Elon Mask për të sjellë në Amerikë gjenitë e teknologjisë nga mbarë bota.
Gjithmonë më kanë pëlqyer vizat, kam qenë gjithmonë pro vizave. Kjo është arsyeja pse ne i kemi ato.
Gjatë mandatit të parë, Trampi e ka kritikuar shpesh programin e vizave të punësimit të SHBA, duke thënë se është i padrejtë ndaj punëtorëve amerikanë dhe shumë i keq. Por në intervistën e fundit ai ka një qasje krejt ndryshe.
Kam shumë të punësuar me viza H-1B në pronat e mia. Kam besuar te programi H-1B. E kam përdorur shumë herë. Është program i mrekullueshëm.
Së fundmi, sipërmarrësi Elon Mask ka shprehur vizionin e tij për të sjellë në Amerikë informaticienët dhe ekspertët e teknologjisë më të mirë nga e gjithë bota.
Sipas tij, industria amerikane e teknologjisë është në konkurencë të ashpër me Kinën dhe vende të tjera.
Deri më tani, mijëra inxhinierë softueresh kanë mbërritur në SHBA duke përdorur viza pune, ndërkohë që një pjesë e bazës mbështetëse të republikanëve kërkojnë që politika e punësimit të amerikanëve së pari të jetë në fokus.



