Rudolf Marku teksa ka folur për dosjen e vet gjatë regjimit komunist në studion e ‘Të Paekspozuarit’ ka zbuluar se ajo përbëhet nga 308 faqe, ku mes tyre siç ai i quan ka shkresa dhe akuza qesharake.
Një prej tyre që ai e cilëson si kulmin e saj është fakti ku thuhet se 48 persona vihen në shërbim të tij dhe shefi që i kontrollon ata i kërkon fonde shtesë Ministrisë së Brendshme.
Dosja ime është një dosje e përbërë nga 308 faqe por mund të jetë dhe më e madhe sepse shpeshherë ka konfuzion numrash dhe është një absurd. Është një dosje që reflektoj një regjim prej 18 vitesh nga 1971 kur isha 21 vjeç dhe vazhdon deri 1990 në maj.
Është një kohë rekord dhe jam habit kur e kam parë dhe dosja është interesante që nga sfunimi klasik vihen në shërbimin tim 48 vetë dhe arrin kulmi se gjendet një shkresë ku shefi që kontrollon bashkëpunëtorët i çon një shkresë ministrisë së brendshme ku i thotë na jepni fonde se na mbaruan për të ndjekurt Dolf Markun, kjo është qesharake.



