Fier, vritet me thikë një person (VIDEO)

Fier, vritet me thikë një person (VIDEO)

Një person është plagosur me thikë gjatë paradites së sotme në qendër të Fierit, për të ndërruar jetë pak më vonë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se dy persona janë përfshirë në një sherr mes tyre, duke bërë që situata të degradojë në përdorimin e thikës.

Më konkretisht rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi Florjan Muka, 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Grei Bihuci, 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç,  i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë kanë kapur dhe shoqëruar në polici shtetasin Florjan Muka, dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy