Laçi triumfon ndaj Skënderbeut

Laçi triumfon ndaj Skënderbeut

Laçi triumfoi 2-0 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë.

Kurbinasit shënuan nga një gol për çdo pjesë, për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Goli i shënuar nga William Cordeiro në minutën e 42-të,  i dha avantazhin kurbinasve. Skuadra e Josës, ishte më kërkuese në 45 minutat e para dhe u shpërblyen me gol.

Rastet nuk munguan as për korçarët, që rrezikuan me Ardit Nikajn, por ky i fundit gaboi në momentet e fundit.

Edhe në të dytën, Skënderbeu rrezikoi me Liçon dhe Yuri, por përsëri golin e gjeti Laçi.

Në minutën e 56-të, Sobowale përfitoi nga një topi të mbetur në zonë, pas shtyllës së Qatos, për të shënuar golin e dytë.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, po aq sa edhe Tirana e vendit të tretë, ndërsa Skënderbeu zbret i katërti me 12 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy