Meta kërkon të pyetet për 21 janarin/ Rusta: Kërkesa vështirë të refuzohet nga prokurori

Meta kërkon të pyetet për 21 janarin/ Rusta: Kërkesa vështirë të refuzohet nga prokurori

Ish-Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga paraburgimi përmes avokatit të tij që të pyetet si person që ka dijeni për rrethanat e 21 janarit, ngjarje ku u vranë 4 protestues, dhe po zhvillohen hetime. Gazetari Arsen Rusta, në një raportim për Mcn Live bën me dije se kjo kërkesë vështirë të refuzohet nga prokurori Shehu, pasi do të quhej shkelje e Kodit të Procedurës Penale.

 

“Aktualisht vrasja e Aleks Nikës është pa autor. Të gjithë personat që kanë dëshmuar deri në këto momente, kanë dhënë deklarime si persona në dijeni të rrethanave të hetimit. Pas deklarimeve të Berishës, është një kërkesë e pak orëve më parë, dje Ilir Meta ka kërkuar përmes mbrojtësit avokatit Cakrani, t’i paraqesë një kërkesë prokurorit Shehut, që ta listojë edhe të te personat që duan të deklarojnë diçka për 21 janarin. Në njohurinë time vështirë të refuzohet kjo kërkesë. Por edhe nëse do refuzohet, z.Meta ato që do të deklarojë para hetuesve, mund t’i deklarojë përmes zyrës së shtypit dhe medias. Absolutisht që është e mundur. Prokuroria e ka të pamundur të refuzojë, kushdo që do të japë deklarime për një hetim penal, asnjë institucion s’mund ta refuzojë pasi automatikisht quhet shkelje e Kodit të Procedurës Penale, pasi hiqet mundësia e marrjes së një prove që mund të jetë e vlefshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy